Protestë pro-ruse në Malin e Zi
Dhjetëra protestues me flamuj rusë, serbë dhe të ish-Bashkimit Sovjetik me parulla “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë” u mblodhën para selisë së Parlamentit të Malit të Zi në mbrëmjen e së mërkurës në mbështetje të Rusisë.
Në këtë tubim kishte edhe flamuj çetnikë me kafka dhe me mbishkrimin “Për mbretin dhe atdheun-liri a vdekje”.
Në protestën para selisë së Parlamentit ishin të pranishëm edhe grupi “Ujqërit e natës”, një organizatë e njohur pro-ruse, e cila është e afërt dhe mbështetet nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton VOA.
Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në qytetin e Nikshiqit në Mal të Zi, i cili gjendet pranë kufirit me Bosnjën e Hercegovinën, gjegjësisht pranë Republika Srpska.
Nacionalistët serbë pritet që ditëve në vazhdim të protestojnë edhe në qytetet tjera në Mal të Zi. Këto janë tubimet e pakta në Evropë që mbështesin Rusinë dhe presidentin Putin.
Ditët e fundit në Podgoricë ka pasur edhe tubime të tjera, të organizuara në mbështetje të Ukrainës. Në këto protesta kishte një ikonografi krejt tjetër, por edhe mesazhe me flamuj malazezë dhe ukrainas, ku protestuesit bënin thirrje për paqe dhe akuzonin Rusinë për sulmet luftarake në Ukrainë.
Mali i Zi i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmit kundër Ukrainës.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi, javën e kaluar ka njoftuar se “për shkak të një lufte që po zhvillohet në Evropë duhet të veprohet me përgjegjësi maksimale dhe në interes të vendit”.
Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviç tha se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të mbështesë të gjitha përparësitë e politikës së jashtme”.
Ndërkaq, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç i ka kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tij “minojnë të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare duke cenuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane”.
Ndërkohë, Mali i Zi ka nisur procedurën për marrjen e vendimit për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rus.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën