Nuk ka vend për panik për sigurimin e miellit, thotë Tarelli
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nuk ka aspak vend për panik te qytetarët për sigurimin e miellit apo bukës.
“Së pari rezervat e grurit dhe të miellit të importuara që më parë janë të mjaftueshme për të garantuar një furnizim të tregut dhe e dyta importet e këtyre produkteve vazhdojnë pa asnjë ndërprerje. Në këtë kuptim gjithë popullsia duhet të jetë e qetë dhe e garantuar që këto produkte nuk do të mungojnë në treg,” tha zoti Tarelli.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania Ermelinda Ndoja se cilat janë masat e marra për shtimin e sigurisë për bizneset dhë qytetarët për sasi të mjaftueshme mielli në treg, Tarelli tha se janë përqendruar të studimi i tregut dhe marrja e informacioneve nga shtetet partnere.
“Me fillimin e tensioneve që u shfaqen midis Rusisë dhe Ukrainës ne patëm një vëmëndje të shtuar me strukturat tona së pari për të evidentuar në mënyrë urgjente gjendjen e produkteve në treg, ecurinë e importeve dhe sensibilizimin e subjekteve importues për të shtuar sasinë e importuar në treg”, tha ai.
“Masa e dytë kanë qënë kontaktet me shtetet partnere për të siguruar informacionin e nevojshëm dhe bashkëpunimin në masën që u takon strukturave shtetërore të influencojnë dhe informimin e operatorëve të tregut për mundësitë potenciale për të siguruar këtë lloj vazhdimësie”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural.
Intervistën e plotë me zotin Tarelli mund ta lexoni këtu
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur