Sa larg mund të shkojë Rusia?

5 Mars 2022 | 09:40

Pas 10 ditësh luftime në Ukrainë, është e qartë se Rusia po kërkon të pushtojë qytetet e mëdha dhe të rrëzojë qeverinë e Ukrainës, qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Presidenti Zelensky tha se ishte paralajmëruar se “objektivi numër një është ai; familja e tij është objektivi numër dy”.

Qëllimi i deklaruar i Rusisë është që Ukraina “të çlirohet nga shtypja dhe të pastrohet nga nazistët”. Narrativa e tij e rreme është që Ukraina drejtohet nga fashistët që nga viti 2014.

Në vitin 2014 u mbajtën zgjedhje të parakohshme në Ukrainë, gjatë të cilave president u zgjodh Petro Poroshenko, i cili kishte qasje pro-evropiane. Fillimisht zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin në 2015, por data u ndryshua pas “revolucionit ukrainas” të vitit 2014, i cili kundërshtonte vendimin e Presidentit Viktor Yanukovych për të mos nënshkruar një marrëveshje politike të asociimit dhe tregtisë së lirë me BE-në, duke zgjedhur lidhje më të ngushta me Rusinë dhe Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Ishte Putin ai që ushtroi presion mbi Yanukovychin për të mos e firmosur marrëveshjen.

Në të njëjtin vit, 2014, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, duke bëtë që dy vendet (Rusi–Ukrainë) të jenë që atëherë në gjendje lufte. Por pavarësisht kësaj, një sulm në shkallë të plotë rus ndaj Ukrainës nuk ishte ajo që pritej të ndodhte.

Vitin e kaluar, Putin shkroi një artikull gjatë të cilit i përshkroi rusët dhe ukrainasit si “një komb”. Rënien e Bashkimit Sovjetik në dhjetor 1991, ai e cilësoi si “shpërbërje të Rusisë historike”.

Ai ka thënë se Ukraina moderne është krijuar tërësisht nga Rusia komuniste dhe tani është “një shtet kukull, i kontrolluar nga Perëndimi”.

Ambiciet afatgjata të Putinit për Ukrainën nuk janë të qarta. Deri në momentin e sulmit mëngjesin e 24 shkurtit, Putini e mohonte se planifikonte të pushtonte Ukrainën.

Në janar të 2022, ai hodhi poshtë një akuzë të Mbretërisë së Bashkuar, sipas të cilës Putini po komplotonte për të vendosur një kukull pro-Kremlinit në krye të Ukrainës. Një raport i pakonfirmuar i Inteligjencës thotë se ai synon të ndajë Ukrainën në dysh, shkruan BBC.

Putini po përballet me rezistencë të fortë nga ukrainasit, por ka treguar se është i përgatitur të bombardojë edhe zonat civile për të përmbushur qëllimet e tij; nga sulmet kanë vdekur qindra civilë, mes tyre fëmijë.

Megjithatë, të shtunën ai njoftoi për armëpushim të përkohshëm në dy qytete të Ukrainës, në mënyrë që të hapën dy korridore humanitare për evakuimin e civilëve. Kjo kërkesë është bërë nga Ukraina, gjatë raundit të dytë të bisedimeve Ukrainë-Rusi, në Bjellorusi të enjten.

Deri tani, Putini nuk ka shprehur ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për fqinjët balltik të Rusisë (Estoni, Letoni, Lituani), por NATO ka forcuar mbrojtjen e këtyre vendeve për çdo rast.

Përpara pushtimit, fokusi “publik” i Rusisë ishte në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Donetst dhe Luhansk. Por kjo ndryshoi kur presidenti Putin njohu pavarësinë e tyre, dy ditë para nisjes së sulmeve.

Putini e bëri të qartë se nuk i shihte më si pjesë të Ukrainës këto rajone, dhe nisi pretendimet për më tepër territor në këto zona.

Sa larg pritet të shkojë Rusia

Por, që prej ditës së parë të luftimeve në Rusi, synimi i Putinit për të marrë në kontroll qytetet më të mëdha të Ukrainës është i qartë, duke çuar në versionin se po synon një pushtim të plotë.

Presidenti i SHBA Biden paralajmëroi një javë para pushtimit se ishte “i bindur” se presidenti rus Putin kishte vendosur të pushtonte Ukrainën. I pyetur pse, ai tha: “Ne kemi një kapacitet të konsiderueshëm të Inteligjencës.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024