Incident në Durrës, Malltezi sulmohet brenda një qendre votimi
Jamarbër Malltezi, përfaqësues i koalicionit “Shtëpia e Lirisë ka qenë i pranishëm brenda shkollës “Neim Babameto” në zonën e Spitallës, ku prej mëngjesit të së dielës ka nisur procesi i votimit për kryetarin e Bashkisë që do të drejtojë Durrësin gjatë 1 viti.
Ai tha se ishin informuar nga vëzhguesit se punonjës të policisë bashkiake të veshur si civilë kanë fotografuar kartat e identietit të votuesve duke u bërë kështu shkak për intimidimin e tyre.
Sipas Malltezit nuk ka pasur forca policie në këtë shkollë. Tensionet kanë bërë që ai të përplaset me militantë të PS-së.
Ai tha se disa persona i kanë marrë telefonin me të cilin po filmonte veprimet e jashtligjshme brenda shkollës, për t’i fshirë videot.
“Nuk jam vëzhgues zyrtar, erdha vetëm të filmoja një veprimtari të paligjshme,” u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus