Bardh Spahia fiton zgjedhjet në Shkodër

7 Mars 2022 | 03:20

Partia Socialiste ka fituar 5 nga 6 bashkitë që morën pjesë në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në 6 bashki. Partia Socialiste ka fituar në bashkitë Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë Dibër dhe Durrës,

Vetëm në Shkodër, garën deri tani po e fiton kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Dibër

Nga numërimi i të gjitha kutive në Bashkinë Dibër, ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu.

PS – Rahim Spahiu 13995 vota

SHL – Premtim Kryemadhi 4478 vota

PD – Luan Haka 4437 vota

LR – Dritan Torba 45 vota

Lushnjë

Në Bashkinë Lushnjë është mbyllur numërimi. Kandidatja së PS, Eriselda Sefa ka rezultuar fituese.

PS – Eriselda Sefa 21 447 vota

SHL – Elton Bano 11238 vota

PD – Indrit Sefa 3809 vota

Rrogozhinë

Nga numërimi i të gjitha kutive (53) në Bashkinë Rrogozhinë ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla.

PS – Edison Memolla 5438 vota

PD – Ferdinand Saraçi 1966 vota

SHL- Hekuran Xhani 1550 vota

Vorë

Garën për Bashkinë Vorë ka mundur ta fitojë, kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera me gati 70% të votave.

PS – Blerim Shera 7530 vota

SHL – Lulzim Vrana 2589 vota

PD – Ymer Marku 687 vota

Durrës

Në Bashkinë Durrës nga numërimi i të gjitha kutive (337), kandidatja e PS, Emiriana Sako ka rezultuar fituese me diferencë të thellë përballë 2 kandidatëve nga PD dhe Shtëpia e Lirisë.

PS – Emiriana Sako 39157 vota

SHL – Ardian Muka 20831 vota

PD – Luan Hoti 7937 vota

Shkodër

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia fiton zgjedhjet në Shkodër.

SHL – Bardh Spahia 20059 vota

PS – Majlinda Angoni 18120 vota

PD – Xhemal Bushati 7611 vota

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026