Tensionohet situata te Teatri Kombëtar, policia bashkiake kërkon të marrë në dorëzim godinën

13 Maj 2020 | 20:10

Policia Bashkiake ka shkuar këtë të mërkurë  te teatri kombëtar për t’u kërkuar artistëve dhe aktivistëve që të lirojnë godinën pasi me vendimin e Këshillit të Ministrave, trualli i përket Bashkisë së Tiranës.

Sipas artistëve, disa efektivë janë përpjekur të hyjnë në ambientet e brendshme të teatrit për të ekzekutuar vendimin e marrë përpara disa ditësh nga qeveria por kanë hasur në rezistencë nga ana e aktivistëve që për më shumë se dy vite qëndrojnë aty.

Ky veprim është marrë si një shenjë provokimi nga ana e artistëve, pasi sipas tyre është bërë në një moment të vështirë kur qytetarët nuk mund të  reagojnë në mbrojtje të teatrit.

Përpara se të largoheshin efektivët e policisë kanë lënë një dokument në derën e Teatrit ku kërkohet marrja në dorëzim e godinës. Megjithatë artistët thonë se rezistenca do të vazhdojë deri sa të arrihet një zgjidhje e drejtë për fatin e teatrit,

Përplasja vjen disa ditë pasi Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkëkohore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026