Bashkimi Evropian dyfishon forcat ushtarake në Bosnjë

EUFOR
10 Mars 2022 | 13:22

Ushtarët austriakë stërviten në kazermat Götzendorf përpara se të dërgohen në misionin EUFOR në Bosnjë.

Bashkimi Evropian ka frikë se lufta në Ukrainë do të përhapet në Ballkanin Perëndimor.

Me ndihmën e Austrisë, kontribuuesit më të madh të trupave ushtarake, misioni i BE-së në Bosnjë aktualisht është dyfishuar në një total prej 1100 trupash.

“Për shkak të rrethanave, të gjithë po i ndjekin lajmet se ccfarë po ndodh në Ukrainë,  vendet dhe shtete kanë vendosur të dërgojnë rezervë forcat në Bosnjë”, tha Karl Wolf, kolonel me Forcat e Armatosura Austriake.

Që nga luftërat dhe spastrimet etnike të viteve 1990, Bosnja ka qenë e përbërë nga dy pjesë: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.

Por Republika Srpska dëshiron të shkëputet nga Federata dhe po planifikon të ketë gjyqësorin si dhe ushtrinë e saj.

Për shkak të marrëdhënieve të mira të serbëve të Bosnjës me Moskën, shtohet frika se mund të ndodh   një situatë e ngjashme me atë në Ukrainë.

“Qëllimi i Republika Srpska është të ndërtojë struktura shtetërore dhe më pas, në kohën e duhur, të shpallë pavarësinë”, tha Valentin Inzko, ish-përfaqësues i Lartë për Bosnjën.

Për të parandaluar një tjetër konflikt të armatosur, ish-përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën Valentin Inzko bën thirrje që të përshpejtohet oferta e anëtarësimit të Sarajevës në BE.

Procesi ka zgjatur shumë, thekson Inzko.

“Viti i ardhshëm shënon 30 vjetorin e këtij premtimi për t’i dhënë vendeve të Ballkanit një perspektivë evropiane. Nëse dikush nuk e merr atë që është premtuar në 30 vjet kjo nuk është një perspektivë, është një Fata Morgana (mirazh). Ne kemi kërkuar në këtë letër që pranimi apo përafrimi i Bosnje-Hercegovinës në Bashkimin Evropian të përshpejtohet dhe të thjeshtohet”, tha ai.

Në afat të shkurtër, Inzko po bën thirrje që forcat e sigurisë në Bosnje të rriten nga 1000 në të paktën 5000.

EUFOR është angazhuar në Bosnje-Hercegovinë prej vitit 2004.

Aktualisht ka rreth 3,500 pjesëtarë, prej të cilëve rreth 600 janë të angazhuar në këtë shtet.

Pas luftërave në vitet 1990 që vranë afërsisht 100,000 njerëz, një ndërhyrje e NATO-s në konfliktin boshnjak çoi në Marrëveshjen e Dejtonit, e cila e ndau vendin përgjatë vijave etnike në një përpjekje për të parandaluar dhunën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026