Putin paralajmëron hakmarrje për kompanitë që largohen nga Rusia
10 Mars 2022 |
16:44
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se qeveria ruse mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia.
“Rusia mund të fusë menaxhim të jashtëm te ato biznese që mbyllin objektet e tyre të prodhimit, dhe më pas t’i dorëzojë këto ndërmarrje tek ata që janë të gatshëm të punojnë. Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë”, tha Putin.
Ai i cilësoi të paligjshme dhe armiqësore sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë, ndërsa këmbënguli se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.
“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve”, tha presidenti rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia