Krerët e BE në Versajë për luftën në Ukrainë, pavarësinë nga energjia ruse
Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur të enjten në Versajë për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të ulin varësinë e vendeve të unionit ndaj burimeve të energjisë që vijnë nga Rusia.
Për sa i përket Ukrainës, ata pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre morale dhe politike, por nga ana tjetër ka të ngjarë të refuzojnë kërkesën e Kievit për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.
Takimi dyditor fillon të enjten në mbrëmje dhe organizohet nga presidenti francez Emmanuel Macron, shteti i të cilit aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.
Pasi mbërriti në Samit, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se “do të ri-mendojmë çështjen e burimeve energjitike sepse duhet të heqim varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse” si dhe për të diskutuar mbi Ukrainën si “pjesë e familjes tonë”.
“Ne duam një Ukrainë të lirë dhe demokratike, me të cilën të ndajmë fatin tonë të përbashkët”, tha Von der Leyen.
Shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell deklaroi “Jemi më të bashkuar se kurrë. Unë nuk i kam parë kurrë shtetet anëtare kaq të bashkuar me partnerët transatlantik”.
“Putin mendoi se do të triumfontë në Ukrainë – por dështoi. Ai mendoi se do të na përçante – ai dështoi. Ai mendoi se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi”.
“Tani ai duhet të ndalë luftën”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se është kundër përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të ndjekim ato gjëra që kemi vendosur në të shkuarën”, tha Scholz, duke iu referuar marrëveshjes asociimit të firmosur në 2017 me Ukrainën për të thelluar marrëdhëniet politike dhe ekonomike.
Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur dhe kryeministri holandez Mark Rutte i cili u shpreh se “nuk ekziston një procedurë anëtarësimi e përshpejtuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia