Përditësime LIVE 11 mars: Dita e gjashtëmbëdhjetë e sulmit rus në Ukrainë
Sot është dita gjashtëmbëdhjetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe rusët nisën sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.
Zhvillimet kryesore të ditës premte
- Akuzime të ndërsjella mes Ukrainës dhe Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi zhvillimin e armëve kimike.
- Qytetet e Lutsk dhe Ivano-Frankivsk janë në shënjestër të rusëve, ndërsa Dnipro është goditur për herë të parë që nga fillimi i pushtimit.
- Presidenti Zelensky në një fjalim natën e të enjtes ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina po zhvillon armë kimike.
- Facebook dhe Instagram ndryshuan rregullat e tyre për të lejuar “përkohësisht” thirrjet për dhunë kundër trupave ruse, ose Putinit.
23:00 – Raportohet për sulme në Mykolayiv
Mbrëmjen e së enjtes ushtria ruse ka nisur bombardimin e Mykolayivit. Kreu i administratës rajonale Vitaly Kim thotë se po sulmohet mbi gjithë qytetin.

22:26 – Mbi 10 mijë persona evakuohen nga Kievi

Në ditën e tretë të operacionit të evakuimeve, autoritetet raportojnë se më shumë se 10 mijë fëmijë, gra dhe të moshuar janë transportuar drejt vendeve të sigurta.
Autobusët transportojnë qytetarët në një kamp të posaçëm pranë Kievit ku iu jepet ndihma e parë si dhe ushqime. Më pas ata largohen me tren në rajonet perëndimore.
21:50 – Biden: Përballja e NATO me Rusinë do të sillte Luftën e Tretë Botërore
Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë, deklaroi presidenti Joe Biden të premten.
“Dua të jem i qartë: Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar”, tha Biden në Twitter.
“Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë. Një përballje e drejtpërdrejt midis NATO dhe Rusisë do të sillte Luftën e Tretë Botërore”
20:35 – Youtube bllokon kanalet shtetërore ruse në mbarë botën
Youtube deklaroi të premten se do të bllokojë menjëherë të gjitha kanalet shtetërore ruse që transmetohen në botë.
“Rregullat e komunitetit ndalojnë mohimin e përmbajtjeve, minimizimin ose banalizimin e ngjarjeve të dhunshme të mirë-faktuara, ndaj do të fshijmë të gjitha përmbajtjes mbi pushtimin e Ukrainës që cenon politikat tona”, njoftoi Youtube.
19:40 – “Ukrainas po varrosen në varre masive”, i thotë ambasadori OKB-së
I dërguari i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, ka denoncuar Rusinë si ‘shteti agresor’ duke i numëruar manipulimet, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
“Kush do të jetë shënjestra tjetër? Ndonjë pallat tjetër rezidencial? Ndonjë maternitet tjetër”, tha Kyslytsya.
Ambasadori ukrainas foli për Mariupolin, qyteti bregdetar në jug ku nuk kanë pushuar bombardimet e rusëve.
“Sulmet ajrore dhe bombardimet e Rusisë pothuajse kanë shkatërruar Mariupolin dhe vrarë 1.582 civilë të atij qyteti, sipas autoriteteve lokale”, tha ai.
“Kjo është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që njerëzit po varrosen në varreza masive në qytetet e Ukrainës”.
19:30 – Energoatom thotë se rusët po përdorin centralin bërthamor si bazë ushtarake

Kompania shtetërore që operon centralet bërthamore të Ukrainës, Energoatom, ka ndarë një video ku duken tanket rusë në stacionin bërthamor Zaporizhzhya
“Rusët po përdorin NPP-në Zaporizhzhya si bazë ushtarake. Disa mostra të pajisjeve ushtarake në vendin e stacionit”, shkruajnë në faqen zyrtare të Telegramit.
19:00 – Kina bën thirrje për shkatërrimin e armëve kimike
Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Zhang Jun, e ka cilësuar nisjen e bisedimeve Rusi-Ukrainë si “një hap pozitiv drejt arritjes së paqes”, teksa shtoi e Kina do të luajë rolin e saj për të ulur tensionet midis dy shteteve.
Jun theksoi gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit se Kina është “kundër zhvillimit, mbajtjes dhe përdorimit të armëve kimike e biologjike nga cilido shtet”.
Ai tha se shteti aziatik do i kërkojë vendeve që kanë ende armë kimike që t’i shkatërrojnë ato sa më parë të jetë e mundur.
18:20 – Zelensky falenderon Poloninë: Nëse fitojmë, fitoren do e ndajmë me ju
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky i është drejtuar Polonisë, shtetit fqinj që ka mirëpritur mbi 1 milion refugjatë ukrainas, duke i falënderuar për ndihmën ndaj popullit të tij.
“Mendoj se kemi krijuar një aleancë jashtëzakonisht të fortë me Poloninë. Por është një lidhje e lindur nga realiteti, e jo nga fjalët në letër. Nëse do Zoti dhe e fitojmë këtë luftë, fitoren do ta ndajmë me vëllezërit dhe motrat tona. Kjo është madhështia jonë. Dhe madhështia juaj”, përfundoi Zelensky.
18:15 – Mbi 1,500 viktima në 12 ditë në Mariupol

1,582 civilë kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve dhe bllokadës 12-ditore në qytetin e Mariupolit.
Shifrat janë raportuar nga këshilli bashkiak të premten.
18:00 – Rusët rrëmbejnë kryetarin e bashkisë Melitopol, thotë këshilltari ministrit
Kryetari i Bashkisë Melitopol, Ivan Federov, është rrëmbyer nga forcat ruse, ka deklaruar këshilltari i ministrit të brendshëm, Anton Gerashchenko.
Ai ka postuar një video në Telegram, ku pretendon se është momenti i rrëmbimit të Federovit.
Fedorov ka refuzuar bashkëpunimin me rusët edhe më herët.
17:43 – Rusia pretendon se ka fakte që Ukraina u përpoq të fshehë provat e armëve biologjike

Ambasadori rus në OKB pretendon se autoritetet në Moskë kanë fakte se ka pasur një përpjekje për të fshirë provat për programin e armëve biologjike në Ukrainë.
Deklarata e ambasadorit rus është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit thirrur nga Rusia.
Sipas tij, trupat ruse gjetën prova të një rrjeti prej “të paktën” 30 laboratorësh kërkimorë mbi përforcimin e një sërë “sëmundjesh vdekjeprurëse”.
Ai akuzoi dhe SHBA se është e përfshirë në këtë program.
17:30 – OKB: Nuk jemi në dijeni të ndonjë programi për armë biologjike në Ukrainë

Shefja e programit të çarmatosjes në OKB, Izumi Nakamitsu, deklaroi se organizata ndërkombëtare nuk është nuk është në dijeni të ndonjë programi që po zhvillohet në Ukrainë me armë biologjike.
Këshilli i Sigurimit u mblodh të premten me kërkesë të Rusisë, pas pretendimeve të kësaj të fundit mbi “aktivitete të armëve biologjike amerikane” në Ukrainë.
16:30 – Ukraina akuzon Rusinë për sulmin në Bjellorusi
Zyrtarët e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë se pasditen e së premtes ka bombarduar Bjellorusinë nga hapësira ajrore e Kievit.
Shefi shtabit të forcave të armatosura pretendon se disa avionë rusë janë nisur nga Bjellorusia, e më pas kanë fluturuar në hapësirën ajrore ukrainase, nga ku kanë hapur zjarr drejt fshatit bjellorus, Kopani.
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, paralajmëroi qytetarët e Bjellorusisë se Rusia po përgatitet për sulm.
“Në kuadër të qëllimeve të tyre kriminale, aviacioni rus po përgatitet të sulmojë një sërë objektesh në territorin e Republikës së Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Më saktë, ata kanë në plan të sulmojnë Kopanin”, shkruan Reznikov në Facebook.
16:07 – Ukraina hap 12 korridore të reja evakuimi, thotë Zelensky

Ukraina ka organizuar 12 korridore të reja evakuimi, deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky të premten përmes një video-mesazhi xhiruar në rrugët e Kievit.
Ai garantoi se ushtria Ukrainës ka “siguruar armëpushim” në mënyrë që të bëhet kalimi i sigurt i civilëve.
Ai paralajmëroi Rusinë se në rast se shkelet armëpushimi “do të përballet me një kundërpërgjigje nga bota”.
15:30 – Rusia vendos kufizime për t’u futur në Instagram
Rusia ka konfirmuar se do të kufizojë përdorimin e Instagramit për shtetasit e saj.
Vendimi vjen pasi Meta, kompania mëmë, ndryshoi rregullat e lirisë së shprehjes në rrjet, duke lejuar komente me përmbajtje dhune vetëm kundrejt forcave ruse, e jo qytetarëve.
Enti rregullator mediatik rus tha se Instagrami po përhap materiale që nxisin akte të dhunshme kundër qytetarëve të Rusisë.
12:25 – BE refuzon apelin e Kievit për procedura të shpejta anëtarësimi
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën në Versajë të enjten për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë dhe planet sesi të reduktojnë varësinë nga gazi rus.
Edhe pse ata shprehen se në parim Ukraina është pjesë e familjes së unionit, unioni theksoi se procesi i anëtarësimit “nuk mund të ndodhë brenda natës”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nënvizoi se nuk mund të nisin bisedimet me një shtet që është në luftë.
08:47 – Rusët rrethojnë Kievin, bombardimet shkatërrojnë qytetin Mariupol
Ushtarët rusë vazhdojnë të rrethojnë Kievin, ndërsa banorët tentojnë të arratisen në orët e armëpushimit.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse