Lufta në Ukrainë, qytetarët në Maqedoninë e Veriut të përçarë
Ky është Aleksandar Urbanovich, një ukrainas që jeton në Maqedoninë e Veriut. I zemëruar dhe i tronditur nga ngjarjet në vendlindjen e tij, javën e kaluar ai organizoi një protestë në qendër të Shkupit.
Aleksandar po organizon dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainë. Reagimi qoftë për protestën por edhe për aksionin humanitar deri më tani ka qenë disi i heshtur. Arsyeja është sepse disa maqedonas etnikë kanë shprehur në mediat sociale mbështetjen e tyre për pushtimin e Ukrainës nga Putin.
“Njerëzit këtu janë të përçarë. Disa janë pro-evropianë, të tjerët jo. Njerëzit janë lodhur nga të gjitha kushtet që i janë vendosur vendit për të ecur përpara dhe e shohin Rusinë si një vend që nuk po vendos kushte të tilla. Por, në thelb, as Rusia nuk po ndihmon. Më duket disi e çuditshme . Nëse Rusia nuk po ndihmon, do të thotë se nuk po e përmirëson situatën, kështu që pse ta duash atë?”, u shpreh Aleksandar Urbanovich, ukrainas me banim në Maqedoninë e Veriut.
Shoqëria në shtetin fqinj është e përçarë dhe një luftë po shpërthen në rrjetet sociale midis atyre që mbështesin vendet perëndimore dhe të tjerëve që kanë lidhje me Rusinë.
Instituti për Demokraci kreu një sondazh të opinionit publik, i cili tregoi se rreth 45% e maqedonasve etnikë thanë se do të dëshironin që Maqedonia e Veriut të anëtarësohej në Bashkimin Euroaziatik të udhëhequr nga Moska.
Mbështetja mund të jetë nxitur nga pengesat që ka hasur Shkupi për të filluar negociatat e anëtarësimit me BE.
“Kjo mbështetje mund të shpjegohet duke projektuar në një farë mënyrë, frustrimet kolektive nga procesi i zgjerimit. Duke qenë për dekada në oborrin e pasëm të procesit të zgjerimit në Evropë, përfshirë ngërçin me Greqinë dhe tani ngërçin me Bullgarinë, njerëzit mendonin se BE-ja dështoi me pritshmëritë , ëndrrat e tyre. Dhe ky zhgënjim projektohet në një alternativë tjetër, me Rusinë”, tha Marko Troshanovski, drejtor ‘Instituti i Demokracisë’.
Një numër në rritje i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ende besojnë në mundësinë që vendi do të fillojë negociatat për anëtarësim.
Edhe pse në rrethanat aktuale pritshmëritë duken më shumë si iluzione.
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”