Shkarkimi i Metës, “Venecia” publikon raportin më 11 tetor

11 Shtator 2019 | 09:19

Me kërkesë të kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, një delegacion nga Komisioni i Venecias udhëtoi drejt Tiranës, për çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës.

Gjatë vizitës dy ditore, delegacioni përmbylli fazën e parë të misionit “faktembledhës”, duke marrë në konsideratë të gjithë informacionet e mbledhura nga takimet me krerët politikë në vend.

Në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve nga Meta, do të ketë një fazë tjetër për të vërtetuar ligjshmërinë e vendimit të tij.

11 tetori pritet të jetë data kur do të publikohet raporti i Komisionit të Venecias, mendimi i të cilit luan një rol kyç.

Gjykata Kushtetuese do të japë verdiktin final edhe nëse Kuvendi do të arrijë të sigurojë 94 vota pro për shkarkimin e Metës, por pasi të bëhet funksional.

Në ditën e parë të vizitës, delegacioni i Komisionit të Venecias zhvilloi disa takime duke filluar nga kreu i Kuvendit, përfaqësues të opozitës jashtë parlamentare e asaj parlamentare dhe përfaqësues të qeverisë.

Agjendën e mbyllën me takimin me anëtarët e Komisionit Hetimor të ngritur në lidhje me shkarkimin e Metës.   

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, presidenti Meta përmes një statusi tha se Institucioni i Presidentit do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës me qëllim anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026