’72 orë në qeli se dola në kamera’, protestuesi tregon akuzat pas arrestimit
Ky është Bislim Lakna, një ndër të arrestuarit nga protesta kundër rritjes së çmimit të naftës. Ai qëndroi në qeli për 72 orë. Për programin “Mirëmëngjes” rrëfen momentin e arrestimit te tij ditën e parë të protestës.
“Në momentin që u arrestuam ishim duke iku nga protesta. Ndërkohë në komisariat na u vunë 4 akuza, mosbindje, organizim proteste, prishje e qetësisë dhe rendit, bllokim rruge”, tregon ai.
Po si e priti familja e tij arrestimin nga policia?
“Ka ndodhur edhe herë të tjera dhe familja disi është mësuar, por shqetësimi ka qenë sigurisht”, tha i riu.
Sipas tij ai duhej të lirohej para 72 orëve, por kjo nuk ndodhi. “Po prisja që të mbyllej letra e lirimit dhe të dilja nga komisariati. Më thërret lart një oficer dhe më thotë, 5 nga ju keni në dalë në kamera dhe kemi urdhër nga lart që t’u mbajë 72 orë”, shprehet ai.
Bislimi është shpërndarës ushqimi me motor në Tiranë, por si kryefamiljar ai e ka të vështirë përballojë rritjen e çmimeve.
“Unë kam familje të re dhe rritja e çmime ndikon në xhepin tim”, shprehet ai.
Gjithmonë i angazhuar ndaj kauzave sociale ai është aktivist dhe pjesëmarrës në shumë protesta.
Bislimi na tregon planet e tij pas lirimit dhe se është gati sërish për tu bashkuar zërit të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, ndërsa bëhet gati për protestën e radhës.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit