Presidenti çek provokon me tërheqjen e njohjes së Kosovës, Haradinaj anulon vizitën në Pragë

12 Shtator 2019 | 10:17

Presidenti çek, Milos Zeman, ka shkaktuar irritim pasi ka deklaruar se dëshiron të revokojë njohjen nga ana e vendit të tij të pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësi 74-vjeçar i Republikës Çeke, i njohur për deklaratat e tij ngacmuese, i bëri këto komente të mërkurën, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Serbi.

“Nuk jam diktator, por ajo që mund të bëj brenda një kohe të shkurtër gati njëmujore, është të konsultohem me konstitucionalistët për të mësuar nëse do të ishte e mundshme një revokim i njohjes së pavarësisë së Kosovës”, tha Zeman gjatë takimit me homologun serb, Alexandar Vuçiç.

Duke u kujdesur të nënvizonte se nuk do të vepronte në mënyrë të njëanshme, ai tha se do të ishte në pritje të mendimit të të tjerëve, teksa kishte “të sigurt” mbështetjen nga ministri çek i Mbrojtjes, Lubmoir Metnar, për këtë rast.

Kosova deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, gati një dekadë pas luftës së vitit ’99. Serbia nuk e ka njohur ende shtetësinë e Kosovës, ndikuar edhe nga përkrahja e Rusisë dhe Kinës, ndërsa më shumë se 100 vende të OKB-së, përfshi 23 anëtarë të Bashkimit Evropian, e kanë njohur atë.

Deklaratat e Zemanit në lidhje me pavarësinë nuk ishin të parat e kësaj natyre gjatë udhëtimit të tij në Serbi, pasi me të shkelur në tokën serbe, duke shtrënguar duart me Vuçiçin ishte shprehur se “nuk e pëlqente Kosovën” duke marrë falënderime prej kreut serb.

Menjëherë pas këtyre zhvillimeve, pasditen e së mërkurës kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj anuloi vizitën e tij të planifikuar në Pragë, ku do të merrte pjesë në takimin e vendeve të Vishegradit dhe në samitin e Ballkanit Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026