Bregdeti i investitorëve strategjikë, kush përfiton për të shfrytëzuar tokat?
Pa pasur asnjë lek, as përvojë, por vetëm me një premtim se ke një projekt që kushton 5 milion euro, ti mund të marrësh tokë publike falas në një nga pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar.
Mjafton të premtosh pak investime e pak punësim dhe Ligji shqiptar të shpall investitor strategjik.
Me këtë status mund të shfrytëzosh brigjet e deteve, liqenet, lumenjtë, pyjet, tokat bujqësore dhe pasuri të tjera të vendit.
Shteti të garanton që me paratë publike të ndërtojë rrugën, ujin, energjinë elektrike, kanalizimet, ujësjellësin deri tek biznesi.
Ligji i debatuar për investimet strategjike, miratuar më 2015, ka rritur abuzimet me pronat më të lakmuara të Shqipërisë.
1,3 milion metra tokë në bregdet i është venë në dispozicion investitorëve strategjik gjatë 5 viteve që kur hyri në fuqi ky ligj për të zhvilluar projektet e tyre. Dy janë zonat më të kërkuara nga bizneset Gjiri i Lalzit deri në Hamanllaj në Durrës. Ndërsa zona tjetër është bregdeti i jugut duke filluar nga Palasa, Dhërmiu, Himara deri në Ksamil.
Por deri më sot, tokat, paratë dhe lehtësirat që ka dhënë shteti për të ndërtuar hotele dhe resorte turistike kanë shkuar për të ndërtuar vila private që shitën për fitim dhe nuk krijojnë punësim e nuk nxisin turizmin.
Vijën më të bukur bregdetare në Shqipëri e kanë marrë nën petkun e investitorit strategjik biznesmenët e njohur për lidhje të afërta me qeverinë.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet