Mjetet ushtarake të Shqipërisë në Ukrainë? Përgjigjet ministri Peleshi
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi në “SOT”, në Euronews Albania se tashmë është dërguar një ndihmë e konsiderueshme ushtarake në Ukrainë.
Ai pohoi se po punohet për të shtuar kontributet qoftë me municione dhe me mjete ushtarake, por pa dyshim edhe me pajisje humanitare qoftë nga ushtria shqiptare, por edhe nga shoqëria civile.
“Unë ju kërkoj ndjesë që nuk mund të ndaj në detaje sasitë dhe llojin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake që ne i kemi lëvruar Ukrainës. Na kanë ndihmuar dhe mbështetur me logjistikë vende anëtare të NATO-s, të cilat gjithashtu preferoj t’i mbajmë diskrete për arsye të kuptueshme, por dëshiroj të them që kjo ndihmë ka qenë e qenësishme, qoftë në vlerë, qoftë në sasim” – sqaroi Peleshi.
Ministri nënvizoi se janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe të angazhuar 100% në mbështetje të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump