Kuvendi i Kosovës nuk kalon Projektkodin Civil, reagon LGBT+

16 Mars 2022 | 21:57

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër, 28 pro dhe katër deputetë kanë abstenuar.

Në sallë, në momentin e votimit ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Votat kundër ishin për të ndaluar që të mundësohet kjo bashkësi civile. Më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.

Organizata për Barazi dhe Liri, Cel Kosova, i është gëzuar vendimit të Kuvendit për të mos miratuar Projektkodin Civil në versionin aktual, për shkak se, sipas kësaj organizate, nuk garanton barazi në të drejtën në martesë.

Në një postim të kësaj organizate që merret me të drejtat e komunitetit LGBTI, thuhet se “alternativa e ofruar në formën e partneritetit civil krijon paqartësi dhe nuk ofron zgjidhje për garantimin e të drejtës për jetë familjare të komuniteteve LGBTIQ+”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026