Raporti mbi sistemin gjyqësor, mbi 92 çështje të mbartura, problematike situata në Gjykatën e Tiranës

15 Maj 2020 | 12:17

Aktualisht në gjykatat shqiptare janë 92,602 çështje të mbartura nga viti 2019.

Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka raportuar se situatë problematike ka kryesisht në Gjykatën e Lartë, ku numri i çështjeve të mbartura është rreth 35 mijë.

Po kështu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës ka rreth 30 mijë dosje, gjë që sipas raportit të KLGJ-së ka nxitur mbingarkesë te gjyqtarëve dhe vonesa në dhënien e drejtësisë.

Sipas të dhënave një gjyqtar në 2018-ën ka shqyrtuar 518 çështje, ndërsa në vitin 2019 rreth 122 më shumë – 640. Thënë ndryshe rreth 24 për qind më shumë.

Gazetari i Euronews, Xhevahir Zhabina, analizoi se shkarkimet e gjyqtarëve nga procesi i vetingut ka krijuar vakancë, sidomos në gjykatat e apelit duke bërë që shumë çështje të mbarteshin.

Stoku i çështjeve ka nxitur nevojën për ndërhyrje të politikës, pasi kërkohet një ndryshim i ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.

“Pavarësisht kërkesës së bërë që më 31 dhjetor 2019, ende KLGJ nuk ka përgjigje nga Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi,” – u shpreh Zhabina, i cili u shpreh se sipas standardeve të gjykatave evropiane mund të gjykojë deri në 300 çështje duke ruajtur cilësinë e gjykimit.

Në Shqipëri mesatarja e tre viteve të fundit është mbi 2-fishin e direktivave të BE-së. Kjo justifikon në njëfarë mënyre edhe cilësinë e gjykimit.

 

Lexoni gjithashtu:

Plotësimi i vakancave në SPAK, KLP-ja rinis punën më 18 maj

Raporti i KLP-së, mungojnë ambientet dhe burimet njerëzore, 5 prokurorë kërkuan mbrojtje gjatë vitit 2019

Afrim Krasniqi: KLGJ po devijon përgjegjësinë për çështjen “Dvorani”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026