Lobist për krizën në PD, ish-zyrtari i BE takime me Berishën e Bashën
Elmar Brok, ish-kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka mbërritur dje në Tiranë për të ndihmuar Bashën në përplasjen brenda PD-së.
Kjo është bërë e ditur nga burime për Euronews Albania.
Të mërkurën në mbrëmje Brok darkoi me Lulzim Bashën. Po dje ai u takua me Sali Berishën.
Ndërkohë sot është takuar me Jozefina Topallin dhe me deputetë kundërshtarë të Bashës brenda PD-së formale.
Brok u ka thënë palëve që Basha pranon që të ketë një proces të vetëm zgjedhjesh në PD midis të gjitha palëve, por kërkon që të mbetet kryetar i PD-së dhe t’i menaxhojë ai zgjedhjet.
Ky propozim i Brok është hedhur poshtë nga Sali Berisha dhe përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit.
Sipas Partisë Demokratike, takimi me Elmar Brok është bërë me ftesë të fondacionit KAS.
Brok punon si lobist për Bashën që para zgjedhjeve të prillit 2021. Ai ka shërbyer si eurodeputet nga viti 1980 deri në 2019.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë