Kryetarja e LSI e kalon natën përkrah artistëve tek Teatri: Ndenjëm syhapur për mos të lejuar asnjë ndërhyrje
Ashtu si kryedemokrati Lulzim Basha një natë më parë, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e kaloi natën tek Teatri Kombëtar përkrah artistëve që kundërshtojnë prishjen e tij.
Në një komunikim për mediat mëngjesin e sotëm, znj. Kryemadhi e quajti kryebashkiakun Erion Veliaj falsifikator dhe kryeministrin Edi Rama kufomë politike ndërsa u shpreh se rezistenca popullore për të mbrojtur teatrin do të vijojë.
“Me keqardhje dhe kënaqësi them se planet e ndërhyrjes në orët e para të mëngjesit nuk u realizuan dot. Më vjen keq për ata punonjës të bashkisë qe e kaluan natën në zyrë apo në cepat e rrugëve duke pritur momentin për të hyrë, por kjo qëndresë e sotme për të ndenjur syhapur dhe për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine që i rezistoi tërmeteve më të fuqishëm që kemi parë, do t’i rezistojë kufomave politike si Edi Rama.
Qëndresa do të jetë e përnatshme që asnjërit të mos i shkojë në mendje që të gjëje momentin si skutha si me vendimi që bënë duke falsifikuar një mbledhje të këshillit bashkiak që nuk ka ndodhur kurrë”, tha kryetarja e LSI.
Znj. Kryemadhi i bëri thirrje edhe SPAK të mbajë sytë hapur dhe të vërë para ligjit ata njerëz që sipas saj, përmes falsifikimit krijuan këtë situatë.
FOTO l Shembja e teatrit, Basha: Kush merr pjesë, përgjigjet para ligjit
Artistët peticion për Ramën, Metën dhe Bashën: Kemi 50 vjet që presim për teatrin e ri
Meta: Shembja e teatrit i vë kazmën përpjekjeve për t’u integruar në BE
Shembja e Teatrit, anëtari i vetëm opozitar tregon votimin e pazakontë në Këshillin Bashkiak
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5