Situata në Gjykatën e Lartë alarmante, 183 vite për të zgjidhur një çështje

16 Maj 2020 | 12:22

Në kushtet ku ndodhet Gjykata e Lartë, e cila gjatë 2019 ka qenë vetëm me një anëtar, një qytetari që do të kërkonte drejtësi do t’i duheshin me dhjetëra vite, në rastin me të mirë dhe qindra vite në rastin me të keq. Sipas raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vitin që lamë pas një qytetar i cili ka një çështje civile në këtë Gjykatën e Lartë do t’i duheshin 66 mijë e 803 ditë ose 183 vite për të pasur një vendim.

Nëse një qytetar kërkon drejtësi për një çështje administrative, do t’i duheshin 19.459 ditë ose 53 vite ndërsa për çështje penale do t’i duhej të priste 10. 228 ditë ose 28 vite.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, të dhënat për këtë gjykatë nuk kanë të krahasuar. Një çështje civile në vendet e BE shqyrtohet për 179 ditë, ajo penale 105 dhe administrative 187 ditë. Situata sipas raportit të KLGJ është shqetësues edhe në Gjykatën e Apelit.

Një dosje civile kërkon 784 ditë, 167 ato penale dhe situata rëndohet tek Gjykata Administrative e Apelit ku për të përfunduar një dosje duhen 1171 ditë ose gati 3 vite.

Ndërsa gjykatat e shkallëve të para sipas raportit janë mjaft efektive krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian.

192 ditë kërkon një çështje civile të zgjidhet në gjykatat e shkallëve të para në BE, 104 duhen Shqipëri. 117 ditë kërkojnë dosjet penale në Evropë, ndërsa në Shqipëri gjykatat e rretheve në Shqipëri i zgjidhin për 48 ditë.

229 ditë kërkon zgjidhja e çështjeve administrative në gjykatat e shkallëve të para në Bashkimin Evropian dhe 119 në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026