Spahia: SPAK të hetojë, përpara alarmit për zjarr zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë u hapën forcërisht

16 Maj 2020 | 12:46

Opozita akuzoi sërish të shtunën Ministrinë e Shëndetësinë se është përpjekur të zhdukë dokumente të tenderëve sekretë. Ajo i bëri thirrje Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) që të hetojë për të zbuluar të gjitha lidhjet e mundshme.

Ish-deputeti Bardh Spahia shkroi në Facebook se ka informacione se një ditë përpara rënies së zjarrit, të denoncuar dy javë më parë, zyrat e tenderëve janë hapur forcërisht.

“Mëngjesin e 15 prillit, punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë. Ndërrimi i bravave dhe kalimi në heshtje i kësaj ngjarjeje, ngjan me një bashkëpunim në një akt banditizmi, e padëgjuar për një institucion shtetëror, që si çdo institucion tjetër ka edhe personel sigurie,” – shkruan Spahia.

Opozita këmbëngul se ngjarjet nuk janë të rastësishme.

“Të gjitha çuditë që ndodhin në Ministrinë e Shëndetësisë lidhen më një datë, 15 prillin 2020. Në këtë datë në mëngjes, punonjësit e katit të katërt përballen me zyrat e shpërthyera. Disa orë më vonë, shpërndahet një urdhër për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndërsa afro 5 orë pas mbarimit të orarit zyrtar, aktivizohet alarmi i zjarrit për shkak të djegies së dokumenteve në katin e zyrës së tenderëve, të njëjtin kat ku në mëngjes ishin konstatuar zyrat e shpërthyera me forcë,” – vazhdon më tej ish-deputeti demokrat ndërsa i kërkoi Ministrisë të japë shpjegime për këto ngjarje.

Prej muajit prill opozita ka denoncuar abuzimet me 17 tenderë, të cilat, sipas tyre, edhe pse nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore janë zhvilluar në mungesë gare, transparence dhe me çmime disa herë më të larta se sa çmimi i tregut.

Qeveria i ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat duke këmbëngulur se çdo gjë është bërë sipas ligjit dhe se ajo është e hapur për çdo hetim.

 

Lexoni gjithashtu:

PD këmbëngul se një zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë dogji dokumente të tenderave sekretë

Akuzat për tenderat sekretë, ministria e Shëndetësisë: Të hapur për organet e drejtësisë

PD publikon dokumentin: Prova që fakton rënien e zjarrit në Ministrinë e Shëndetësisë

MSH-ja i përgjigjet PD: Akuza qesharake, po manipulon publikun Akuzat për tenderat sekretë, ministria e Shëndetësisë: Të hapur për organet e drejtësisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026