Një vit nga votimi i Qeverisë Kurti 2
Sot bëhen një vit nga ardhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës.
Si sot një vit, me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re, të udhëhequr nga Kurti.
Votimi i qeverisë Kurti 2 i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, u bë disa orë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, ku me 69 vota kryetar u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin fitoi 50.28 për qind të votave ose 58 ulëse të kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mori 19 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8.
Nga komunitetet pakicë, Lista Serbe i kishte fituar të dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i pati fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre