‘Unë kam një ëndërr’, ekspozita e fotografes Juta Benzenberg në Tiranë
‘Unë kam një ëndërr’ titullohet ekspozita e fotografes Juta Benzenberg, që po mbahet në Tiranë gjatë muajit mars.
Ky projekt fotografik i kushtohet gruas. Fotografitë në ekspozitë janë kryesisht portrete të vajzave shqiptare, që synojnë të tregojnë historinë që fshihet pas portretit së tyre.
“Ekspozita ilustron ëndrrat e të rejave dhe adoleshenteve shqiptare nga zonat e thella të vendit”, thuhet në përshkrimin e projektit.
View this post on Instagram
Juta Benzenberg është një fotografe gjermane e cila ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë.
Rrugëtimin e fotografisë në Shqipëri, Juta e nisi përgjatë udhëtimeve të para në vend, të cilat i kreu me ish–bashkëshortin e saj, intelektualin Ardian Klosi.
Ajo ka udhëtuar në zona të ndryshme të vendit, qytete e fshatra, për të fotografuar peizazhe dhe portrete shqiptare.
Përmes lentës së aparatit, Benzenberg dokumenton kulturën dhe jetën shoqërore shqiptare.
View this post on Instagram
Ekspozita është e hapur për publikun nga data 9 deri në 31 mars në COD.
Kjo ekspozitë është një nismë e UN Women Shqipëri, e projektuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në bashkëpunim me COD dhe me mbështetjen e Qeverisë Suedeze.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë