Shqiptarët ndër më të palumturit në botë, sipas WHR-së

22 Mars 2022 | 12:40

Shqiptarët janë ndër njerëzit më të palumtur në botë, sipas Raportit të Lumturisë Botërore, të publikuar më 18 mars 2022.

Shqipëria u rendit në vendin e 90-të, nga 146 vende, dhe e fundit në rajon.

Ky raport vlerëson popullsinë e kombeve mbi PBB-në, mbështetjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë, bujarinë dhe perceptimin e korrupsionit.

Shqipëria shënoi 5.199 pikë nga 10 të mundshme që përfaqësojnë lumturinë maksimale.

Vendi ynë u rendit i fundit në rajon për lumturinë, pas Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Malit të Zi.

Qytetarët e Kosovës rezultuan mjaftueshëm të lumtur, me një rezultat prej 6.455 pikësh, duke u renditur në vendin e 32-të krahas vendeve anëtare të BE-së si Italia, Spanja dhe Malta.

Vendi më i lumtur në botë rezultoi Finlanda me një rezultat pothuajse 8, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Zvicra dhe Holanda.

I fundit ishte Afganistani me 2.04, pastaj Libani, Zimbabve dhe Rawanda.

Megjithatë, shqiptarët duket se janë pak më të lumtur se vitin e kaluar. Në vitin 2021, Shqipëria u rendit në vendin e 92-të me 5.117, duke treguar një përmirësim të vogël në 12 muajt e fundit.

Raporti i Lumturisë Botërore është një botim i “Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm” të Kombeve të Bashkuara. Ai përmban artikuj dhe renditje të lumturisë së çdo vendi në botë, bazuar në vlerësimet e të anketuarve që lidhen me faktorë të ndryshëm jetës, si dhe të dhënat e marra nga Gallup.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026