Ish-drejtori i OST paralajmëron ndërprerje të energjisë në prill
Duke nisur nga java e parë e muajit prill vendi mund të përballet me stakime dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Këtë tha në emisioni ‘Sot’ ish-drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci.
Ish-zyrtari foli për krizën energjetike në të cilën vendi ndodhet zyrtarisht që nga muaji tetor dhe paralajmëroi thellim të saj në muajt në vazhdim në kohën që HEC i Fierzës po shkon drejt pikës 0 të mosprodhimit të energjisë për shkak të mungesës së reshjeve.
“1 prilli do të jetë një ditë e keqe. Nëse nuk ka reshje, java e parë do ketë staktime dhe ndërprerje të energjisë. Aktualisht kemi marrë 400 mijë megavat energji me çmim 250 euro/megavat dhe faturën do ta paguajnë të ndarë qytetarët shqiptarë. Duhet të importojmë 3 mln euro energji në ditë. Nuk mendoj se qeveria ka një fond rezervë të planifikuar, kostot do paguhen nga qytetarët. 350 mln euro në vit mund të jetë kostoja për furnizimin me energji të vendit”, tha Gradeci.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital