Kosova sanksione të tjera Rusisë, Kurti: Në linjë me aleatët ndërkombëtarë
Kosova ka zgjeruar pakon e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ky vendim që u mor në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti tha se këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare, ndalimin e qasjes së individëve të caktuar në tregjet financiare, ndalimin e transmetimit të mediave propaganduese. Individët e sanksionuar gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit nga Kosova.
Në konferencën për media, ai u përgjigj pyetjes së Euronews Albania për mosarritjen e një marrëveshjeje me Serbinë për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të këtij shteti në territorin e Kosovës më 3 prill, ku tha se serbët të mos protestojnë.
“Sot më erdhi informacioni që po përgatiten edhe protesta pasnesër. Unë nuk mendoj që protestat janë të nevojshme për këtë çështje. Unë plotësisht do i kuptoja nëse do të protestonin kundër korruposionit, për çështjet sociale, por të hyhet në protesta për zgjedhet e Serbisë që mbahen nëpër objektet shkollore, nuk është e drejtë. Thirrje serbëve në Kosovë që mos marrin pjesë në protesta. Zyra ime është e hapur për të gjitha ankesat”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret