Baton Haxhiu: Kurti i ktheu dinjitetin Kosovës për zgjedhjet serbe
Për analistin, Baton Haxhiu qëndrimi i qeverisë së Prishtinës për të mos lejuar votimin e qytetarëve serbë të Kosovës të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë është kthim dinjiteti.
Haxhiu gjatë debatit në emisionin ‘Shock’, tha se me këtë veprim Albin Kurti
“mbajti premtimin ndaj elektoratit të tij dhe e fitoi besimin e tyre”.
Por Haxhiu thotë se deklarata e QUINT-it ishte e ashpër dhe e panevojshme, madje shqetësuese.
“T’i thuash Vuçiçit se është në rrugën evropian dhe t’i thuash Albinit që nuk është, domethënë do të thotë se je moralisht i dobët dhe politikisht i paqëndrueshëm qoftë QUINT-i apo qoftë Zoti”, tha ai.
Andi Bushati e konsideron qëndrimin e ambasadorëve “për interesa të 5 fuqive të mëdha për të përkëdhelur regjimin serb që të mos bjerë në prehrin e Putinit jo se ka ndonjë problem real politika e Prishtinës”.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin