Berisha futet në ambientet e selisë së PD-së

25 Mars 2022 | 15:08

Ish-kryeministri Sali Berisha është futur brenda ambienteve të Partisë Demokratike.

Ai i është bashkuar mbledhjes që po zhvillohet mes disa anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit me Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi, Kryetarin e Komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliun dhe Endri Hasën.

Berisha nuk ka pranuar të prononcohet për mediat.

Gjykata e Tiranës njohu sot ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor, që u thirr nga Sali Berisha.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se tashmë PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Ndërsa, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se vendimi është skandaloz dhe do e ankimojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026