Kompanitë që përfituan tokë shtetërore në bregdet

25 Mars 2022 | 18:05

Kompania Echo Technolgy Services dhe Startek do të ndërtojnë në Dhërmi një resort në 133 mijë metra katrorë tokë. Ato kanë paraqitur dhe një plan veprimi të projektit.

Euronews Albania ka parë vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike ku kompanitë kanë specifikuar edhe listën e procedurave, shërbimeve dhe masat mbështetëse që kërkojnë për realizimin e investimit strategjik.

Kompanitë kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion pasuria e paluajtshme shtetërore.

Ndërsa rekomandimi i komitetit është që të verifikohet se në hapësirën që kërkohet për zhvillim ka pronë private.

Në rastet kur verifikohet toka private, atëherë kompanitë duhet të bien dakord me pronarët.

Në faqen zyrtare të kompanisë ‘Startek’ sqarohet se një pjesë e investimin kryhet në pronë private, ndërsa pjesa tjetër është shtetërore.

Nuk është e vetmja që këto kompani kërkojnë nga shtetit.

‘Ecotech Energy Services’ dhe ‘Startek’ kërkojnë përdorimin e bregut të detit dhe plazhit ku janë përcaktuar edhe koordinatat.

Përveç tokës dhe plazhit, shteti merr përsipër t’i dërgojë ujë, drita e planifikim për largimin e ujërave të zeza dhe infrastrukturë rrugore.

Për të lehtësuar zbatimin e këtij plani përfshihen një serë institucionesh shtetërore si Kadastra, OSHEE, Ministria e Financave e Bashkia Himarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026