PD dënon sulmin me tritol ndaj biznesit të Xhemal Bushatit

26 Mars 2022 | 10:23

Partia Demokratike dënon sulmin me tritol në pronën e ish-kandidatit demokrat për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

PD-së nënvizon se gjendja e sigurisë në Shkodër ka përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

“Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin”, thuhet në reagim.

PD u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit.

“Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim”, thuhet në reagim.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një sasi e konsiderushme lënde plasëse shpërtheu në hyrje të një qendre tregtare, e cila është në pronësi të ish-kandidatit të PD-së në bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale si dhe janë dëmtuar objektet përreth.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026