Reagon Vetëvendosja në Shqipëri: Arrestimi i Boiken Abazit, me urdhër politik
Dega e Vetëvendosjes në Shqipëri ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e disa prej aktivistëve të saj, mes të cilëve dhe kreun e saj, Boiken Abazi. VV duke e cilësoi ndalimin e Abazit si akt politik, kërkon lirimin pasi nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç ushtrimit të të drejtës për të protestuar.
“Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton arrestimin e paligjshëm të aktivistit Boiken Abazi dhe qytetarëve protestues Kastriot Qema dhe Flamur Dardeshi. I kërkojmë Policisë së Shtetit shqiptar lirimin e tyre të menjëhershëm, si dhe pushimin e akuzave. Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizimit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar”, thuhet në reagim.
Sipas, Vetëvendosjes aktivistët kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë kundër qeverisë që po abuzon sipas tyre me tërmetin dhe pandeminë për tju shërbyer interesave private dhe mafioze.
“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri nuk kanë ushtruar dhunë ndaj policisë së shtetit, por ka qenë policia ajo që ka ndërhyrë dhunshëm mbi protestuesit, duke tërhequr shumë prej tyre në komisariatet e kryeqytetit. Qendra e VV në Shqipëri ende nuk ka një informacion të plotë por beson se në komisariatet e tjerë ka edhe aktivistë të tjerë të VV”, thuhet më tej në një deklaratë për mediat.
Ndërkohë që shumë prej të ndaluarve gjatë protestës janë lënë të lirë pasi janë mbajtur të shoqëruar për disa orë, për tre aktivistë të Vetëvendosjes në Shqipëri është prerë udhë arresti.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme