Silva Caka: Lela ndërhyri kundër dhunës që po ushtrohej ndaj meje, do t’i drejtohem prokurorisë

18 Maj 2020 | 08:50

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka ishte një nga dhjetëra të shoqëruarit e policisë gjatë protestave të së dielës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo tregoi për Ilva Now se u dhunua padrejtësisht ndërsa gjatë shoqërimit në komisariat u ofendua rëndë nga punonjësit e policisë.

“Efektivja që më shoqëroi e para ishte gati duke më thyer krahun dhe ia kam thënë disa herë të lutem nuk kam ku shkoi më, jam brenda rrethimit të policisë, të lutem ma liro krahun. Nuk u përgjigj, përkundrazi nga ana tjetër erdhën edhe dy efektive të tjera…” tregoi e revoltuar ish-deputetja teksa theksoi se gjatë shoqërimit ka marrë ofendime të rënda nga punonjëset e policisë.

Caka tregoi se kishte parë të njëjtën qasje të dhunshme edhe ndaj ish-deputetëve të tjerë të LSI-së si Florida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj dhe Endri Brahimllari.

Ajo foli edhe për dhunimin e gazetarit Alfred Lela, ku ky i fundit ndërhyri për të kërkuar që ajo të mos dhunohej nga policia.

“Ai nuk më njihte dhe hyri thjesht për një qytetare që po e dhunonin dhe shoqëronin në mënyrë të padrejtë, më pas kam dëgjuar edhe tim shoq, i cili sigurisht do të vinte në ndihmën time, dhe policët e kanë ndaluar, qëlluar dhe rrëzuar përtokë,” shpjegoi Caka duke nënvizuar faktin se bashkëshorti u mbajt disa orë në komisariat dhe nga dhuna e policisë pësoi lëndime në këmbë.

Caka tha se do t’i drejtohej ekspertëve mjeko-ligjorë e më pas prokurorisë për një denoncim ndaj policëve që ushtruan dhunë.

Ish-deputetja tha se ka deklaratën e shoqërimit dhe ka së paku dy emra punonjësish, të cilët e dhunuan.  

 

Lexoni gjithashtu:

Alfred Lela: Më kanë goditur dhe fyer me insistim

Përplasje dhe të plagosur te Teatri Kombëtar, Policia e Shtetit: 37 qytetarë janë shoqëruar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026