‘Për inceneratorët duhen arrestuar Rama, Veliaj e Ahmetaj’, thotë Këlliçi
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka cilësuar ‘spektakël’ arrestimet e fundit për abuzimet me inceneratorin e Fierit.
Sipas Këlliçit para drejtësisë janë vënë ‘peshqit e vegjël’ dhe jo ata që janë autorët e korrupsionit të madh.
Ndërsa i bëri thirrje kreut të Partisë Socialiste që t’i hapë rrugën arrestimit të deputetit të PS, Alqi Bllako, ai tha se hetimi nuk ka shkuar deri në fund.
“Qytetarët nuk duhet të harrojnë se Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë vetëm pikënisja e kësaj afere”, tha Këlliçi.
Sipas tij, nëse drejtësia duhej t’i shkonte deri në fund kësaj çështjeje duhet të ishin në pranga Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Edi Rama, që e cilësoi ‘urdhëruesin e kësaj afere’.
Këlliçi tha se SPAK duhet të hetojë dhe inceneratorin e Tiranës ku janë bërë edhe abuzimet më të mëdha.
“Ideatorët dhe përfituesit e vërtetë të kësaj afere nisin me Edi Ramën, Erion Veliaj, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin”, përfundoi Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës