Fatos Lubonja: Dy krimet më të mëdha të Ramës, Veliaj të dorëhiqet
Analisti i njohur në vend, Fatos Lubonja ka mbajtur një fjalim të gjatë në protestë ku kërkoi që qytetarët të ngrihen për të larguar nga pushteti Edi Ramën që e cilësoi drejtuesin e një “bande kriminale”. Z. Lubonja theksoi se, me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, kjo qeveri ka shembur brenda secilit dinjitetin dhe lirinë. Përtej entuziazmit, analisti kërkoi që të gjendet një rrugë për të dalë nga kjo situatë.
Ai renditi se nga e gjitha kjo që po ndodh janë katër përgjegjësi, përgjegjësia ligjore e atyre që e kanë kryer, përgjegjësia politike për ata që votojnë këtë qeveri, përgjegjësia morale për ata që zbatojnë urdhra të jashtëligjshëm dhe përgjegjësia qytetare e të gjithëve që nuk e ndali prishjen e godinës.
Pjesa nga fjala e Fatos Lubonjës:
Shemben e teatrit e kam përjetuar si një shembje brenda nesh, një goditje ndaj dinjitetit dhe ndaj lirisë sonë për të jetuar në një vend në paqe dhe në demokraci dhe si një goditje ndaj të ardhmes. Unë shoh gjithë këta njerëz këtë dhe sigurish ka shumë entuziazëm dhe nganjëherë bashkimi krijon entuziazëm.
Por këtu mendoj se kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme dhe përtej entuziazmit duhet të mendojmë thellë dhe gjatë për t’u çliruar nga kjo bandë që ka kapur shtetin. Secili nga ne këtu duhet ë ketë dhe një projekt në kokë që të kthehet në projektin e qytetarëve për të çliruar vendin nga kjo bandë.
Duhet të kërkojmë sot dhe vazhdimisht deri sa ai të ikë dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë. Duhet të protestojmë para prokurorisë, e cila ka përpara dokumentet për shkatërrimin e pronës së përbashkët dhe këta duhet të japin llogari.
Padyshim që ky proces do të çojë tek kryetari i bandës që është Edi Rama, dhe jo vetëm, por tek shkatërrimi i të gjithë mekanizmit që ai ka ngritur duke përdorur paratë e krimit për të gjeneruar pushtet dhe pushtetin për të gjeneruar para krimi. Dy krimet më të mëdha janë futja e krimit në politikë dhe ekonomi në mënyrën më skandaloze të mundshme dhe shkatërrimi i të gjithë burimeve intelektuale dhe mediatike për të bërë të pamundur këtë që po bëjnë me sot.
Bashkë me kërkesën e vazhdueshme që këta të shkojnë para drejtësisë dhe Veliaj të japë dorëheqje dhe të mos mbrohet me pushtetin, por të japë llogari përpara drejtësisë, sot na duhet të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin, lirinë e cenuar dhe poshtëruar me këtë akt. Nëpërmjet teatrit mund të bëhet një gjyq për të gjitha krimet që ka bërë kjo bandë.
Në këtë krim ka 4 lloj përgjegjësish. Përgjegjësi juridike për shkeljen e kryer, përgjegjësia politike për ata që i mbështesin pa menduar, përgjegjësia morale e atyre që thonë se po zbatoj ligjin, por është dhe një përgjegjësi e gjithë neve që duhet tu themi vetes që nuk kemi bërë aq sa duhet për të mbrojtur teatrin që është dhe mbrojta e dinjiteti dhe lirisë sonë.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse