Rama e krahason krizën me situatën e vështirë në vitin 1974

31 Mars 2022 | 11:42

Kryeministri, Edi Rama thotë se qeveria nuk do të risë çmimin e energjisë elektrike për familjet pavarësisht krizës.

Kryeministri Rama e krahasoisituatën me atë që Shqipëria ka kaluar në 1974 që sipas tij erdhi për shkak të “mungesës së furnizimit me naftë, me gaz, energji elektrike dhe mungesë furnizimi me ushqime”.

Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë krizë ka ndikuar lufta në Ukrainë dhe ka prekur të gjitha botën.

Ai tha se për shkak të krizës, Gjermania po detyrohet të hartojë një plan për kufizime në furnizimin me gaz.

“Çdo dalje për të mohuar se lufta në Ukrainë nuk ka ndikuar në rritjen e çmimeve është e pandershme. Fakti është që e gjitha bota është në të njëjtën situatë. Jo vetëm Evropa, por edhe Australia që është në fund të botës është në të njëjtën situatë”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se e gjithë Evropa ndodhet në një fazë kritike për nevojën për furnizim me energji elektrike, krizë që nisi para luftës.

“Kriza energjetike filloi para se të fillonte lufta. ishte shumë e qartë që kriza energjetike sponcorizohej nga faktori që solli luftën. Jemi në kushtet kur nuk flitet më për çmimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026