Lëshohet viza e parë amerikane me afat 10-vjeçar

1 Prill 2022 | 13:24

Nga sot (1 prill 2022), vlefshmëria e vizave turistike apo për biznes që shqiptarët do të marrin për në SHBA do të ketë vlefshmëri 10-vjeçare.

Vendimi u bëri i ditur më 28 mars nga ambasada amerikane në Tiranë, ndërsa sot ambasadorja amerikane ka publikuar foto me përfituesen e parë të vizave me kohë të gjatë.

“Viza e parë 10-vjeçare për udhëtarët shqiptarë u dha këtë mëngjes”, shkruan znj. Kim.

Ambasada amerikanë thotë se vizat e reja turistike dhe biznesi do të zgjaten nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032.

Kryeministri Rama thotë se vendimi është “shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik” me SHBA.

Zv.konsullja e SHBA për Shqipërinë Krystal Overmyer u shpreh për Euronews Albania se në vitin 2019 janë dhënë 11 mijë viza amerikane për shqiptarët nga 5 mijë në vitin 2014.

Ajo sqaroi se se zgjatja e vlefshmëria së vizave amerikane me 10 vjet, nuk nënkupton që shqiptaret mund të qëndrojnë në SHBA për 10 vite, por që mund ta përdorin vizën për këtë periudhë duke qëndruar me kohë të pjesshme në Amerikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

International Half Marathon & Minimarathon Enkelana, ja rrugët që do të bllokohen për qarkullim në Pogradec

Të shtunën më 25 korrik do të zhvillohet International Half Marathon & Minimarathon Enkelana Edicioni V në Pogradec. Lidhur me këtë maratonë janë marrë disa...
14:05 | 21/07/2026

Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar

Për herë të parë, sportistë të të gjitha grupmoshave nga Pogradeci, Ohri dhe Struga u bënë pjesë e një kampionati të përbashkët shahu, të organizuar...
14:00 | 21/07/2026

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, rritje 9% në vitin 2025, shtohen makinat elektrike

Numri i mjeteve rrugore të regjistruara në Shqipëri vijoi të rritet edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave qe raporton INSTAT, në fund të vitit...
13:57 | 21/07/2026