Shtatë korridore evakuimi pritet të hapen sot në Ukrainë

2 Prill 2022 | 12:45

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk ka njoftuar planet për të evakuuar civilët nga zonat e rrethuara të Ukrainës përmes shtatë korridoreve humanitare sot.

Një nga ato korridore është planifikuar për qytetin jugor të shkatërruar të Mariupolit, por Vereshchuk tha se do të kufizohej në transportin privat jashtë qytetit dhe jo me autobusët, raporton BBC.

Vereshchuk tha se kishte plane për të përdorur autobusë për të evakuuar banorët e Mariupolit nga qyteti i Berdyansk.

Kryqi i Kuq ka bërë përpjekje për evakuime nga Mariupoli, ku rreth 160 000 njerëz besohet të jenë të bllokuar.

Më herët organizata tha se do të bënte një përpjekje tjetër sot për të ndihmuar njerëzit të largoheshin pasi dje nuk arriti të merrte garanci sigurie për 54 autobusë që donte të dërgonte në qytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024