Shaip Kamberi: Na duhen të paktën 3 deputetë në parlamentin serb

3 Prill 2022 | 13:23

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kërkuar angazhim për të pasur minimalisht tre deputetë shqiptarë në parlamentin serb.

Pasi votoi vetëm për zgjedhjet parlamentare në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, Kamberi tha se duhet të vazhdojë lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në luginë, raporton KosovaPress.

“Ne duhet të kemi një angazhim sot që të ruajmë nivelin e përfaqësimit, minimumi do të ishte tre deputetë. Tjetër që është me rëndësi është vazhdimi i luftës politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilat po na mohohen nga gjitha qeveritë me radhë. Nuk besoj se do të ketë një qeveri demokratike, përveç nëse rrethanat gjeopopitike që po krijohet do të ndikojnë në një proces të përshpejtimit të integrimit në BE, Serbia t’i përmbushë standardet e BE-së”, tha ai.

Ai tregoi edhe arsyen pse nuk votoi për zgjedhjet presidenciale.

“Mjerisht jo, asnjë nga kandidatët që janë në garë për presidentë nuk ka pasur asnjë ofertë për pakicat e sidomos jo për shqiptarët”, shtoi ai.

Ndërkohë komentoi edhe numrin e madh të serbëve të ardhur nga Kosova për të votuar në Bujanoc.

“Serbia ka orientuar, sidomos nga Anamorava të votojnë në Bujanoc. Nuk është vendimi më fatlum që të votojnë në Bujanoc”, tha ai.

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026