Arifi: Shqiptarët e Preshevës të votojnë masivisht për të drejtat e tyre

3 Prill 2022 | 14:38

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë për herë të parë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

Kreu i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqipërim Arifi, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që të dalin të masivisht të votojnë për fuqizimin e të drejtave të tyre, raporton KosovaPress.

Pasi votoi në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, Arifi, kritikoi edhe qeverinë e Kosovës për neglizhencë ndaj qytetarëve të luginës.

“Të japim një mesazh kundrejt Serbisë që neve edhe pse na diskriminoni, edhe pse na keni shkelur që 20 vjet dhe pse së fundmi na keni pasivizuar, ne dalim votojmë dhe tregojmë artin e luftës ndaj kësaj dukurie që tash e dy dekada janë duke na bërë. Unë i ftojë gjithë qytetarët gjithandej Preshevës që të votojnë dhe tregon edukatën demokratike”, tha ai.

Dy listat shqiptare për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, Arifi i konsideroi më shumë si diversitet demokratik për të luftuar dukuritë negative që hasin nga Serbia se 20 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026