Parashikimi i motit për javën, kur do të vijë pranvera?

4 Prill 2022 | 08:00

Java ka nisur me kthjellime dhe kështu do të vijojë deri të martën pasdite.

Meteorologu Hakil Osmani tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se e mërkura pasdite do të sjellë shtim të vranësirave duke krijuar dhe mundësi për reshje shiu. Njësoj do të vazhdojë dhe dita e enjte, ndërsa fundi i javës do të jetë më i kthjellët.

“Ka sinjale që ditën e diel të rikthehen reshjet në territorin shqiptar,” – raportoi Osmani.

Sidoqoftë pas kësaj jave pritet që në Shqipëri të vijë pranvera, bashkë me diellin dhe temperaturat karakteristike.

Temperaturat gjatë pjesës së parë të javës do të jenë të ulëta. Një rritje e lehtë e tyre do të shënohet të enjten. Në javën në vijim termometri do të shënojë deri në 22 gradë Celcius.

Ndërkohë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa nga e enjtja pritet që të ketë reshje shiu. Temperaturat në rajon do të pësojnë rritje të ndjeshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026