Çfarë duhet të dimë deri tani për luftën në Ukrainë?
Imazhet satelitore hedhin poshtë pretendimet e Rusisë: Imazhet e reja satelitore nga Maxar tregojnë se trupat e civilëve të vdekur në Bucha ishin shtrirë në rrugë për javë të tëra, duke përfshirë edhe kohën kur qyteti ishte nën kontrollin rus. Rusia pretendoi se videot dhe imazhet nga Bucha ishin “të rreme”, por fotografitë e reja tregojnë se objektet në rrugën Yabluska përputhen me vendndodhjet e sakta ku shihen kufomat në rrugë në video.
Zelenski paralajmëron për mizori më të këqija: Numri i viktimave civile mund të jetë shumë më i lartë në Borodyanka dhe qytete të tjera të çliruara, tha Zelenski të hënën. Në Bucha, Zelenski tha se kishte më shumë se 300 njerëz të vrarë, por se numri i përgjithshëm i viktimave ka të ngjarë të rritet ndërsa i gjithë qyteti kontrollohet.
SHBA do të vendosë sanksione të reja: SHBA do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Duke iu përgjigjur imazheve të dhunshme të fundit nga Bucha, Biden tha se ai “do të vendoste më shumë sanksione” kundër Rusisë dhe do t’i shpallte ato së shpejti. Ai tha se vrasjet ishin një “krim lufte” dhe bëri thirrje që të zhvillohet një gjyq kundër Putinit.
Zelenski do t’i drejtohet OKB-së: Presidenti ukrainas do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën në mëngjes, konfirmoi një zëdhënës për CNN. Fjalimi do të mbahet gjatë konferencës së këshillit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente