Ukraina kërkon garanci ndërkombëtare për negociatat me Rusinë

5 Prill 2022 | 22:43

Rustem Umerov ishte anëtar i delegacionit të dërguar nga Kievi për të marrë pjesë në negociatat me përfaqësuesit e Rusisë në Turqi. Një parlamentar tatar i Krimesë, Umerov mbron interesat e Ukrainës.

Euronews foli me të lidhur me masakrat e kryera nga trupat ruse në qytetin e Buçës.

“Është një gjenocid, një krim lufte. Prandaj duhet që gjykata e Hagës të punojë mbi këtë rast. Kjo është e vetmja mënyrë për drejtësi”, tha Umerov.

Umerov ndan të njëjtën frikë të qeverisë ukrainase se tmerri i asaj që ndodhi në Buça nuk do të jetë i vetmi në këtë luftë.

“Masakrat nuk po ndodhin vetëm në Kiev, por edhe në Çernihiv, Kharkiv dhe qytete të tjera. Nuk e dimë ende se çfarë do të shohim në Kherson dhe Zhaporizha, që janë të pushtuara. Nuk besojmë se ka progres me tërheqjen ruse. Janë forcat tona që po mbrojnë territorin tonë dhe kemi një lidership të mirë. Në fund të ditës ne duam që kjo luftë të mbarojë, prandaj thash se duhet të vazhdojmë negociatat”, u shpreh Umerov.

Sa i takon negociatave, Rustem Umerov thotë se prioritet është marrja e garancive nga komuniteti ndërkombëtar dhe vetëm atëherë procesi mund të vijojë, pasi Kievi nuk u beson premtimeve ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024