Shtohen krimet seksuale, bixhozi dhe dhuna në familje

6 Prill 2022 | 16:05

Krimet seksuale, bixhozi dhe dhuna në familje janë shtuar gjatë vitit që lamë pas.

Në raportin e kriminalitetit për vitin 2021 të Prokurorit të Përgjithshëm, krimet seksuale janë rritur me 16%.

Dhuna në familje ka pasur 1406 raste, 12% më shumë në krahasim me 2020-ën.

Bixhozi ilegal është rritur ndjeshëm në vitin 2021 pasi prokuroritë kanë hetuar 70% raste më shumë se një vit më parë, për veprimtaritë e lojërave të fatit.

Edhe mashtrimi si vepër penale ka njohur rritje me 20%, ndërsa me 10% më shumë u shtua edhe numri i hetimeve për kultivim hashashi.

Krimet kompjuterike gati janë dyfishuar, me 48% më shumë procedime penale.

Por ka edhe zëra të tjerë të kriminalitetit që kanë pasur tendencë në ulje, si krimet kundër jetës 14%, mjedisit 5% apo vjedhjes së pasurisë me 13%.

Në funksion të hetimeve, në vitin 2021 në Shqipëri janë përgjuar komunikimet elektronike të 3412 personave, mes tyre edhe zyrtarë të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe për vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë qarku i Vlorës.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026