Sokol Shameti dhe Ermal Hasimja përplasen në Ilva Now për Vetëvendosjen në Shqipëri

20 Maj 2020 | 18:07

Prej një viti Lëvizja Vetëvendosje ka një degë të saj në Shqipëri. Analistët Ermal Hasimja dhe Sokol Shameti shprehën opinionet e tyre rreth këtij zhvillimi politik.

Praninë e Vetëvendosjes në Shqipëri Ermal Hasimja sheh si normalitet demokratik dhe pozitive që Shqipëria dhe Kosova afrohen edhe më tepër me njëra-tjetrën. Sidoqoftë ai tregoi se e sheh me problem programin, kombinimin e nacionalizmit me “socializmin esktrem dhe radikalen e majtë” siç e quajti ai.

Sokol Shameti e kundërshtoi këtë qëndrim. Ai nuk i qendroi idesë se Vetëvendosje në Tiranë është zgjatimi i asaj në Kosovë dhe hodhi poshtë konsideratat se qendra në Shqipëri është parti.

Ai tha se qendra në Shqipëri e Vetëvendosjes është organizatë joqeveritare. Shameti ironizoi se Hasimja nuk duhet të shqetësohet nga programi i një organizate joqeveritare në një kohë kur në Shqipëri ka plot organizata me programe edhe më radikale.

“Me sa di unë në statut organizata angazhohet për rritjen e përfaqësimit qytetar, frymës kritike, angazhimit, gjëra këto që i kemi parë edhe me lëvizje të tjera si për shembull Lëvizjen Mjaft” – tha Shameti, i cili hodhi poshtë krahasimin se Mjaft u kthye në parti politike më pas, duke theksuar se ajo vazhdon të jetë organizatë joqeveritare.

Shameti vlerësoi larminë e përfshirjes së njerëzve në rrethin e Vetëvendosjes, por theksoi disa herë që lëvizja në Shqipëri nuk është ende forcë politike dhe nuk mund të flasim për ideologji.

Kësaj çështjeje, Hasimja thumboi sërish me ideologjinë që kjo lëvizje ndjek duke nxitur debat me Shametin, i cili pretendoi se Vetëvendosje ndjek patriotizmin dhe jo nacionalizmin.

“Unë e shoh jashtëzakonisht me problem një lëvizje nacional-socialiste, por jo në qëndrimin e luftës kundër saj, por e kanë këtë liri ta mbështesin këtë ideologji. Por më duket interesante se përse bëhet ky distancimi me Lëvizjen në Kosovë,” – theksoi Hasimja duke kujtuar se edhe në Kosovë në fillime Albin Kurti mohonte që Lëvizja Vetëvendosje do të bëhej parti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026