Qëllimi i Rusisë dhe Kinës rritja e influencës në botë, thotë senatori amerikan

8 Prill 2022 | 13:06

Senatori Ted Cruz u shpreh se Rusia dhe Kina kanë si qëllim rritjen e influencës në Europë dhe botë. Ato synojnë t’i kundërvihen shteteve demokratike, prandaj angazhimi ushtarak dhe diplomatik duhet të jetë më i lartë.

Deklaratën e bëri nga Kongresi Amerikan në një takim ku ishte i pranishëm dhe ish-ministri Fatmir Mediu.

Cruz shquhet për qëndrimin e tij në mbështetje të fortë të Ukrainës. Senatori është pro ndalimit të blerjes së energjisë nga Rusia dhe kundër varësisë së Europës ndaj Rusisë.

Ai vlerësoi angazhimin e kompanive amerikane për të prurë LNG (gaz të lëngshëm) në Shqipëri dhe idenë për organizimin e një forumi sigurie për Ballkanin.

Mediu u takua gjithashtu me kongresmenin Robert Aderholt bashkëkryetar i grupit për Shqipërinë, kongresmenin Joe Wilson të dy bashkë-ideator të forumit për sigurinë në Washington.

Ish-ministri parashtroi nevojën e një politike rajonale të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur kapacietet e tyre operacionale dhe koordinuar marrëdhëniet me industrinë dhe mbështetjen ushtarake amerikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024