Kina ul në Beograd gjashtë avionë ushtarakë, Vuçiç i quan krenari

11 Prill 2022 | 11:04

Serbia mori një sistem të sofistikuar kundërajror këtë fundjavë, ku sipas mediave gjashtë avionë transportues u ulën në aeroportin civil të Beogradit.

Këta avionë raportohet se kanë transportuar për ushtrinë serbe sisteme tokë-ajër të tipit HQ-22.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të prezantojë “krenarinë më të re” të ushtrisë serbe të martën ose të mërkurën.

Ekspertët thanë se transportimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, është një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026