Historia e Zamirës nga Durrësi që kujdeset për 24 qen të pastrehë

11 Prill 2022 | 20:21

24 qenushë janë pjesëtarë të një shtëpie të vetme, asaj të Zamira Kuçit në Durrës. Disa nis dhe përfundon duke u kujdesur për ta.

“Unë që kur kam lindur, jam rritur me kafshë shtëpiake. Jam 24 orë me këto. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të kujdesem për kafshët”, tregon Zamira.

Qen të braktisur dhe të humbur kemi hasur çdo ditë në rrugë.  Zamira na tregon si i ka gjetur disa prej tyre.

“Kafshët që unë kam marrë në shtëpinë time janë marrë historikisht nga rruga. Ka shumë pronarë të papërgjegjshëm”, thotë ajo.

Duke qenë pjesë e një organizate të huaj, Zamira ka mundësi të kujdeset për 24 qenushët e saj në banesë.

Shumë të tjerë enden rrugëve. Sot lehtësisht çdokush mund të braktisë një kafshë shtëpiake, sepse identifikimi i tyre ndonëse i detyrueshëm me ligj, nuk është vënë në zbatim.

“Në Shqipëri ekziston ligji, nuk ekziston sistemi, se mikroçipe kemi. Duhet të ketë një sistem të identitetit, mikroçip të kafshëve të shoqërimit. Kjo do ndalonte braktisjen e kafshëve”, shprehet Arieli, veteriner.

Si pasojë katërputroshët enden rrugëve pa një strehë, duke u bërë shpesh edhe rast rreziku për qytetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026