A e duan rusët Putinin?

12 Prill 2022 | 12:08

Me një opozitë jashtë funksionit dhe një media të pavaruar tërësisht të mbytur, imazhi i tij si një njeri i fortë i vendosur për të bërë gjithçka që duhet për të mbrojtur popullin e tij po ushqehet vazhdimisht mes rusëve.

“Ai punon shumë dhe mbron vendin tonë”, tha një ruse.

Kjo mbështetje i përgjigjet dëshirave më të thella të Kremlinit.

“Unë mendoj se elitat tona dhe vetë Putini,  kanë nevojë për këtë lloj miratimi, kështu që ata do të bëjnë gjithçka për ta marr, si në fushën e betejës ashtu edhe në ekranin televiziv”, tha Alexei Levinson ekspert i shkencave sociale.

Levinsoni beson se “shumë njerëz” mendojnë se Putini e filloi operacionin ushtarak për arsye të brendshme. Sipas sondazheve, që nga fillimi i luftës shkalla e popullaritetit të tij u rrit nga 63 në 83%. A po gënjejnë sondazhet?

“Le të supozojmë se po gënjejnë. Por meqenëse ne po i masim këto gënjeshtra për vite dhe vite, atëherë ndryshimi midis dhjetorit dhe marsit është, diçka 20 për qind”, tha Levinsoni.

Megjithatë, ende mund të gjesh njerëz në Moskë që nuk kanë frikë të kritikojnë Vladimir Putinin.

“Mendoj se është i çmendur”, tha një qytetar.

“Unë nuk e kuptoj se si njerëzit ende e pëlqejnë atë dhe pse ai fiton popullaritet”, u shpreh një tjetër.

“Më pëlqen. Por ne jemi miq”, tha një grua.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024