Platforma e integrimit, Meta i përgjigjet kryeministrit: Rama gënjen, s’është lajm as për të huajt

22 Maj 2020 | 12:18

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sërish mbi deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se kreu i shtetit nuk i ka dorëzuar asnjë platformë  me 14 pika për integrimin. Me një shënim në “Facebook”, Meta theksoi se, kjo platformë i është dorëzuar ambasadores së ShBA në Tiranë që në datën 8 prill.

Sipas Metës, shefi i qeverisë shqiptare gënjen, dhe ky veprim sipas tij nuk përbën më lajm.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt’, shkruan Meta.

Me një shënim në “Twitter”, Rama sulmoi presidentin dhe opozitën, ndërsa e konsideroi “emergjente” uljen në tryezë me opozitën dhe me partnerët e reformës në drejtësi.

Lexoni gjithashtu: 

Rama përgënjeshtron Metën, por shpreh gatishmërinë për t’u ulur në dialog me opozitën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026